Presidentja Vjosa Osmani dhe ministri Ejup Maqedonci

Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes,  Ejup Maqedonci.

Përmes një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se me këtë rast Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë.

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”- thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do të ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të Presidencës.

Në njoftim më tej potencohet se ministri Maqedonci ka deklaruar se duke pasur parasysh rolin kushtetues dhe ligjor të Presidentes Osmani si komandante supreme e FSK-së, bashkëpunimi dhe koordinimi i ndërsjellë do të intensifikohet edhe më tej në zhvillimin e ushtrisë, mirëqenies së ushtarakëve dhe barazisë përmes implementimit të politikave të duhura brenda Ministrisë dhe FSK-së.

Më 8 gusht, tashmë ish ministri i mbrojtjes Armend Mehaj bëri të ditur për dorëheqjen e tij nga drejtimi i kësaj ministrie.

Sipas tij, këtë vendim e mori për arsye familjare.

“Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”- ka shkruar ai.

Kurti emëron Ejup Maqedoncin ministër të Mbrojtjes