Foto: KALLXO.com

Vjosa Osmani i reagon Avdullah Hotit: Reciprociteti s’ka qenë pengesë për dialog

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e sotme i ka reaguar ashpër kryeministrit Avdullah Hoti.

Osmani tha se reciprociteti nuk ka qenë pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vendosja e masës së reciprocitetit në raport me Serbisë nuk ka qenë asnjëherë instrument për bllokimin e dialogut, por përkundrazi mjet për ta afirmuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”, theksoi Osmani.

Sipas saj, vendosja e reciprocitetit vetëm i ka kontribuar përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbinë.

“Për mua mbetet krejtësisht e pakuptimtë, e papranueshme dhe mbi të gjitha e dëmshme për pozicionin e Kosovës në dialog në qoftë se reciprociteti quhet pengesë e aq më tepër nga një kryeministër i vendit që duhet ta përfaqësojë Kosovën në atë tavolinë”, theksoi Osmani.

Kryeparlamentarja tha se Serbia dhe Rusia e quajnë Kosovën “konflikt i ngrirë”, si edhe kryeministri Hoti.

“Po ju pyes kush e quajti sot Kosovën konflikt të ngrirë? Kryeministri i vendit tonë. Kosova nga 17 shkurti 2008 nuk është konflikt i ngrirë, Kosova është çështje e zgjidhur njëherë e përgjithmonë. Si gjuhë nuk do të duhej të tolerohej të përdorej në institucionet tona, e aq më pak në këtë Kuvend”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot në Kuvend ka thënë se kanë hequr reciprocitetin ndaj Serbisë për t’i dhënë mundësi dialogut.

Ai mes tjerash tha se Kosova ka konflikt të ngrirë me Serbinë.

“Kosova ka interes jetik të përmbyllë konsolidimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare përmes çarjes së rrethimit që ka sjellë konflikti i ngrirë me Serbinë”, ka thënë ai duke folur për dialogun.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020