Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay

Vjedhje në një pompë të derivateve në Drenas

Një burrë në Drenas, punëtor në një pompë të derivateve, ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ka qenë duke punuar, katër persona të panjohur e të maskuar kanë hyrë brenda në objekt përmes derës së pasme.

Sipas Policisë të dyshuarit kanë kryer vjedhje në pompë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.