Foto: Pixabay

Vjedhje në një lokal në Prishtinë

Një vjedhje është raportuar të ketë ndodhur të shtunën në Prishtinë, ku sipas ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën ‘Muharrem Fejza’ rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Rasti është në procedurë hetimore.