Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prizren

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, një qytetar ka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe dy lap-top.

Rasti ka ndodhur në lagjen Dardani të Prizrenit, dje rreth orës 15:50.