Ilustrim - Policia në aksion

Vjedhje brenda kampusit universitar në Prishtinë

Një rast i vjedhjes është raportuar se ka ndodhur pasditen e djeshme në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 19:30, është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i huaj pasi që i njëjti i ka vjedhur një telefon viktimës.

Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i njëjti i është kthyer viktimës.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit, i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.