Vizita e Daçiqit në disa vende aziatike, Vela: Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 5 të marrëveshjes me Kosovën
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas vizitës që duke bërë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në Kirgistan, Taxhikistan dhe Uzbekistan.
“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën” – ka shkruar Vela në Twitter.
Ai ka theksuar se Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare.
“Së shpejti do të vihet në provë!” – ka thënë Vela.
Dačić is touring countries that are under Russian sphere of influence.
A desperate move to undermine implementation of article 4 of the agreement with Kosovo.
SRB will be in violation of article 4 if it votes against 🇽🇰 membership to int’l orgs. Soon it will be put to the test! pic.twitter.com/nBSXpBAzZU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 8, 2023