Vela i Presidencës: “Burrat e vegjël jeshilë” të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 km brenda territorit të Kosovës 

Shefi i Kabinetit të Preisdentës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se “’Burrat e vegjël jeshilë’ të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 km brenda territorit të Kosovës”. 

Këtë reagim ai e ka bërë në rrjetin social X, ku ka thënë se këta persona gjenden në Banjskë. 

Ai tutje tha se në atë pjesë rezultoi edhe një sulm terrorist kundës Policisë së Kosovës, që rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur. 

“Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë ndaj Kosovë. Ai do të dështojë!” – ka thënë Vela.

Leposaviq, vritet një polic i Kosovës, plagoset një tjetër