Shkrimi i New York Times që flet për afërsi të presidentit Vuçiq me grupe kriminale, reagon Presidenca e Kosovës
Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar lidhur shkrimin e New York Times, ku është paraqitur lidhja e politikës në Serbi, përkatësisht presidentit Aleksandër Vuçiq me mafian, bandat kriminale e huliganë të ndryshëm.
Në këtë shkrim është bërë analizë e gjatë kronologjike nga periudha e ish Jugosllavisë, tek hyrja e Vuçiq në politik dhe ardhja në pushtet.
Përmes rrjetit Twitter Blerim Vela është shprehur se diplomatët që e kanë përcjell nga afër Serbinë nuk mund të befasohen nga ky artikull, por se çfarë do bëjnë.
Tutje, ai është shprehur se Serbia mund të kontrolloj mediat si Pink dhe Informer, por jo edhe New York Times.
“Diplomatët që kanë ndjekur nga afër Serbinë nuk mund të befasohen me artikullin e NYT mbi përzierjen e Vuçiqit me grupet e krimit. Pyetja është se çfarë do të bëjnë për këtë! Urime Suzanne Vasiljeviq në këtë arritje “madhështore”. Pas së gjithash, mund të kontrolloni Pink dhe Informer, por jo NYT”- ka shkruar Vela.
Diplomats that followed closely Serbia cannot be surprised with NYT’s article on Vučić’s entanglement with crime groups. The question is what they’ll do about it!
Čestitamo @BUKAiSu na ovom “veličanstvenom” dostignuću. Uostalom, možete kontrolišete Pink i Informer, ali ne i NYT. pic.twitter.com/iIpVEFuJ0C— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 4, 2023
https://kallxo.com/lajm/ny-times-per-serbine-presidenti-huliganet-e-futbollit-dhe-bota-e-krimit/