
Blerim Vela
Vela: Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se kryeqyteti serb, Beogradi, po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike.
Vela përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Beogradi në muajin korrik ishte mikpritës i lëvizjeve rinore të majta ekstreme (komuniste), duke theksuar se obsesioni i tyre është “promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”.
“Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela.
Belgrade is turning into capital of extreme political ideologies, both from the right & the left.
In July 2023, Belgrade was the host of a gathering of the far left/communist youth movements WFDY.
Obviously, their obsession is promoting Russian propaganda against NATO & Kosovo. pic.twitter.com/dESuHOLFyx
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 14, 2023