Blerim Vela
Vela: Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës së Bujanocit, lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova
Shefi i kabinetit të Presidentes, Blerim Vela ka deklaruar se Policia e Serbisë ka arrestuar kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.
Sipas një postimit në Tëitter, Vela thotë se kjo ka ndodhur pasi Ismaili kishte lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës.
Vela ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të Ismailit nga paraburgimi.
“Policia e Serbisë arrestoi kryetarin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës! Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi”- ka shkruar Vela.
Serbia’s police arrested the head of the House of Culture in the municipality of Bujanoc, Jetmir Ismaili, a local Albanian for allowing a theatric play funded by Kosovo institutions!
Outrageous repression from Vučić’s regime. Mr Ismaili shld be released immediately from custody.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 9, 2023