Ilustrim

Viti, arrestohet një person për dhunë në familje

Policia e Kosovës njoftoi se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur të premten në Viti ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka ushtruar  dhunë psikike ndaj familjarëve të tij,  ndërkohë ka kanosur babanë e tij viktimën mashkull kosovar” – thuhet në njoftim.