Visar Azemi - FOTO: LDK/ Facebook.

Visar Azemi zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj

Në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj, me shumicë të votave për kryetar dege është zgjedhur Visar Azemi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga ana e LDK-së.

“Në këtë Kuvend i pranishëm ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, z. Imri Ahmeti. Sekretari Ahmeti në fjalën e tij tha se LDK është shembulli më i mirë i demokracisë në vend; ndërsa falënderoi strukturat, aktivistët dhe veprimtarët e degës së LDK-së në Ferizaj për punën e palodhshme deri më tani” – thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoiftimi, kryetari i sapozgjedhur, Visar Azemi, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent. Ai përmendi që vetë zgjedhja e tij si kryetar i Degës është dëshmi se LDK është e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.

Tutje, në njoftim thuhet se në këtë kuvend strukturave iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën.