Foto: Ilustrim

Vidhen kompjuterë brenda lokalit në Lipjan

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 07:42 në mëngjes ka raportuar në polici së gjatë natës disa persona të panjohur i kanë thyer lokalin.

Sipas viktimës, në lokalin e tij janë vjedhur 17 shtëpiza kompjuteri, dhe 15 monitorë.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga ana e policisë, por nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.