Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vidhen gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës në Muzeun e Vushtrrisë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në Muzeun e Vushtrrisë.

Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të dyshuar kanë vjedhur disa gëzhoja të fishekëve të kohës së luftës.

Sipas Policisë, e njëjta ka thënë se të dyshuarit e panjohur me forcë kanë depërtuar në muze.

Në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2023.

Rasti në procedurë hetimore, ka njoftuar Policia.