VIDEO: Vidhet vetura në pikë të ditës në Prishtinë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar pamjet kur një person parkon veturën e tij, si dhe pak minuta më vonë ajo vidhet nga një person i panjohur.

Siç shihet në video, pronari i automjetit tenton ta ndalojë personin në fjalë, por nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, afër shkollës “Asim Vokshi”, sot rreth orës 15:00.