VIDEO- Taksitë protestojnë me sirena

Disa radio-taksi janë parë sot në afërsi të Mensës së Studentëve duke protestuar.

Radio-taksitë janë të kompanive të ndryshme dhe formën e protestës e kanë zgjedhur duke përdorur sirenat e tyre.

Kjo protestë ishte paralajmëruar dje nga Shoqata e radio-taksive, që sipas tyre po bëhet për mos krijimin e kushteve të punës dhe do zgjatë tre ditë para komunës së Prishtinës.

Vendimi për protesta është marrë javën e kaluar nga Shoqata e radio-taksive.

“Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11:00 deri në orën 12:00”, është bërë e ditur në njoftim.

.