MPB tregon për sulmet në veri, thotë se protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosova ka publikuar përmes një njoftimin në Facebook, bilancin e sulmeve veri të Kosovës gjatë protestave.

MPB thotë se protestat në veri nuk janë të qytetarëve por të milicisë fashiste

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat”- thuhet në njoftimin e MPB-së

MPB-së thotë se synimet e individëve kriminal për nxitje të do të dështojnë.

“Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”-thuhet në njoftimin e MPB-së.

Serbët në komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë e Veriut, janë duke protestuar që nga e hëna para objekteve të komunave.

Ata nuk duan që në këto objekte të vendosen kryetarët e ri të komunave.

Të hënë, protesta eskaloi në dhunë, ku rreth 30 pjesëtar të KFOR u lënduan, ndërsa që nga e hëna protestat kanë vazhduar të qeta me disa incidente e sulme kryesisht ndaj gazetarëve.

Më poshtë, bilanci i deritanishëm:

21 sulme ndaj mediave/gazetarëve.

6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës.

30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri.

2 qytetarë të rrahur brutalisht.

2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës.

7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës.