(Arkiv) - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Rruga Vushtrri – Mitrovicë mbulohet nga bora, kamioni ngec në mes të rrugës

Rruga Vushtrri-Mitrovicë është mbuluar nga bora.

Si rezultat është vështirësuar qarkullimi me automjete në masë të madhe.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje, ku shihet se si pasojë e rrugës me borë, një kamion ka ngecur në mes të rrugës, duke e bllokuar rrugën dhe shkaktuar kolona të gjata të automjeteve.

Pamjet tregojnë po ashtu se kjo pjesë e Kosovës është përfshirë nga një mot i ligë, me reshje bore e erëra të forta.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari nga rruga Vushtrri-Mitrovicë afër fshatit Smrekonicë.