Rrugë e mbuluar me borë e ngrica - Ilustrim

Gjendja e rrugëve në pikë-kalimet kufitare

Kosova ditëve të fundit u përfshi nga reshjet e borës dhe temperatura të ulëta.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjitha rrugët në pikë-kalimet kufitare janë të kalueshme, por në disa prej tyre shoferët duhet të kenë edhe pajisje dimërore.

Kështu, rrugët që të çojnë në pikat e kalimit kufitar në Fushë-Pajtim-Glloboçicë janë të kalueshme me pajisje dimërore. Rruga në këtë zonë është më dëborë, akull dhe mjegull.

Njëjtë është në rrugët që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kulllë, Gjakovë- Qafë-Morinë, Gjakovë-Qafë Prushit dhe Prishtinë- Mutivodë.

Ndërsa, të gjitha rrugët e tjera që dërgojnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme sipas MPB-së.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës sot moti kryesisht është i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura.