(VIDEO) Rrahje në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK, tre të tjerë shoqërohen në Polici

Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Sipas Policisë, një person ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa tre persona të tjerë janë shoqëruar në Polici.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë për KALLXO.com, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.