VIDEO - Kosovari kapet duke vozitur rreth 200 km/orë në tunelin e Kalimashit

Polica e Shqipërisë ka dënuar një 27 vjeçar nga Kosova pasi ka vozitur në shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit në tunelin e Kalimashit.

“Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara”- thuhet në njoftim.

Tutje, Policia ka njoftuar se janë dënuar 357 vozitës për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar. Për 41 prej tyre, është caktuar edhe sanksioni plotësues, pezullim i lejes së drejtimit. 70 vozitës janë dënuar për parakalime të gabuara dhe 3 vozitës për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.