Aksident në tunelin e Kalimashit, vdes një grua, katër të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në brendi të tunelit të Kalimashit, në Shqipëri.

Sipas Policisë së Shqipërisë, e cituar nga Top-Channel, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një me drejtues nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, citohet të ketë njoftuar Policia shqiptare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë së  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.