Foto-ilustrim

VIDEO: Momenti i aksidentit tragjik në tunelin e Kalimashit

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në tunelin e Kalimashit, në Shqipëri.

Sipas Policisë shqiptare, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa shqiptare dhe tjetra me targa italiane, pronë e një shtetasi nga Kosova.

Viktima është një pasagjere e veturës me targa shqiptare, sikur edhe të lënduarit.

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti i përplasjes së dy veturave, pas të cilave vetura me targa shqiptare rrokulliset.

Pamjet mund t’i shikoni duke klikuar KËTU.