Foto: Screenshot/BBC

VIDEO: Helikopteri rrëzohet shumë afër njerëzve që po laheshin

Policia e Miami Beach (ShBA) ka shpërndarë një video ku shihet një helikopter që rrëzohet shumë afër njerëzve që po laheshin, raporton BBC.

Pamjet tregojnë se si disa persona shkojnë drejt helikopterit për të shpëtuar personat që gjendeshin në bord.

Dy prej tre personave që gjendeshin në helikopter janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile.

Ndërsa, nga personat që gjendeshin në ujë në momentin e rrëzimit nuk është lënduar askush.

Agjencitë federale thanë se po i hetojnë shkaqet e këtij aksidenti.

Për të parë videon klikoni KËTU.