VIDEO - Gastronomët protestojnë para Qeverisë

Gastronomët e Kosovës janë duke mbajtur protestë ndaj vendimeve që ka marrë Qeveria e Kosovës për mbylljen e lokaleve nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Për të kundështuar këtë vendim, gastronomë nga e gjithë Kosova janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Protestuesit kanë hedhur çelësa të bardhë pranë mbishkrimeve me emra të qyteteve të Kosovës.

“Dorën kurr s’ja kishim kërku se jemi punëtorë, por ne jemi sëmurë ekonomikisht, na paguj taksën ata pagujë veten, diçka nuk po shkon, po ja u jepim çelsin tonë, sepse me vendimet e juve neve na e kini qit çelsin”, ka thënë Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për shpërndarje të protestës përshkak të rrezikimt të përhapjes së virusit COVID-19.