VIDEO - Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarve

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka folur për personat e lënduar në aksidentin e trafikut në fshatin Vragoli.

Syla ka treguar se personat që janë trajtuar në QKUK janë liruar pas trajtimit.

“Në qendrën emergjente kanë kërkuar ndihmë 13 persona të lënduar, të gjithë janë trajtuar dhe janë kry ekzaminimet e nevojshme, kanë marrë tretmanin e nevojshëm dhe janë lëshu për në shtëpi” – tha doktori Syla para gazetarëve.

Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një autobus me targa të huaja, një kamion dhe një veturë me targa vendore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshati Vragoli.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka konfirmuar se në autobus kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga ekskursioni.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook.

Nxënësit e aksidentuar janë maturantë nga Presheva, ishin duke u kthyer nga ekskursioni