Nxënësit e aksidentuar janë maturantë nga Presheva, ishin duke u kthyer nga ekskursioni

Një aksident në magjistrale Prishtinë – Pejë në afërsi të fshatit Vragoli ka lënë rreth 30 persona të lënduar.

I përfshirë në këtë aksident ka qenë një autobus me një kamion.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një video të publikuar në Facebook ka konfirmuar se në autobus kanë qenë disa maturantë të këtij qyteti që ishin duke u kthyer nga eskurzioni.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë” – ka shkruar Arifi në Facebook.

Rreth 30 persona të lënduar në një aksident trafiku në Vragoli