Rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës

Një person i lënduar nga rënia e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e rënies së kulmit në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, e cila gjendet në lagjen Arbëria.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht personit të lënduar janë duke iu bërë ekzaminimet e nevojshme.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se rreth orës 13:00 është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, grua/vajzë, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

Bie kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ – VIDEO