VIDEO – Bllokohet Prishtina nga kolonat e gjata të veturave

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar sot pasdite në hyrje-daljet por edhe në qendër të Prishtinës.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video nga lagjja “Veternik”, ku shihet një kolonë e pafund automjetesh.

Prishtina në vazhdimësi përballet me kolona të gjata në komunikacion, sidomos në orët e pasdites.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: