Provat e konfiskuara në falltoren në Prizren, Foto: KALLXO.com

VIDEO: Bastisjet në falltoret e Prizrenit

 

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet ekskluzive të aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër fallit në po këtë qytet.

Nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve, Fatos Ajvazi e Petrit Kryeziu, u krye bastisje në disa shtëpi e objekte në të cila kishte dyshime se po veprohej ilegalisht dhe po zhvillohej mjekësi ilegale popullore.

Në këtë aksion, policia dhe prokuroria arrestuan një të dyshuar ndërsa konfiskuan mjaftueshëm prova për të përdorur ndaj të dyshuarit.

Falli, një veprimtari e jashtë ligjshme po zhvillohej në Prizren.

Më shumë se tri shtëpi, një lokal e disa objekte të tjera u bastisën nën dyshimet pë veprimtari ilegale.

I dyshuari ishte arrestuar për disa vepra të ndryshme. Gjithashtu në pamjet që u transmetuan mbrëmjen e sotme mund të ndiqni edhe xhirimet ekskluzive të arrestimit të personit të dyshuar.

I njëjti ishte duke u hetuar me anë të masave të fshehta nga ku prokurorët më pas urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Gjithashtu, pamjet shfaqin edhe bastisjet e policisë dhe prokurorisë, nga ku u konfiskuan një numër i madh i provave, si plumba, fotografi, shkrime të ndryshme, telefonë, llaptop e vetura.

Provat e konfiskuara në falltoren në Prizren, Foto: KALLXO.com