VIDEO - Banori nga Karaçeva thotë se xhandarmëria e Serbisë i kaluan nëpër oborrin e lokalit të tij

Një qytetar nga fshati Karaçevë të Komunë së Kamenicës ka publikuar një video në facebook ku thotë se 11 pjestarë të xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në pikën kufitare të Kamenicës.

Pamjet janë xhiruar nga kamerat e sigurisë nga restauranti i qytetarit.

Sipas tij, të gjitha këta pjestarë kanë qenë me uniforma dhe të armatosur dhe kanë hyrë rreth 1 kilometër në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë.

Qytetari këtë rast e ka lajëmruar në Policinë e Gjilanit.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovë, por kjo e fundit thonë se nuk kanë hasur në ndonjë njësi të ushtrisë së Serbisë.

Për këtë çështje është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që kjo pjesë është nën mbikçyrjen e tyre.

“Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR- i”, thuhet në përgjigjet e Policisë dhënë për KALLXO.com.

 

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.

Publiée par Adhurim Q. Krasniqi sur Vendredi 7 août 2020