Foto: Denis Sllovinja
Veturat e qeverisë lejohet të përdoren nga njësitë doganore për qëllime operacionale në çdo kohë
24.2.2021 - 09:42
Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ekzekutivi ka njoftuar se sipas plotësimeve dhe ndryshimeve, rregullave të përdorimit të automjeteve zyrtare nuk ju nënshtrohen veturat në shfrytëzim të Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit dhe njësive tjera në kuadër të Doganës së Kosovës.
“Këto vetura, me autorizim të drejtorit të Drejtorisë për Zbatimin e Ligjit, drejtorit të përgjithshëm të Doganës dhe me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme mund të përdoren nga njësitë doganore për qëllime operacionale në çdo kohë edhe jashtë orarit të punës”, thuhet në njoftimin, nga mbledhja e sotme e qeverisë.