Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vetëvendosje publikon fotografi ku shihen në një ndejë Kurti e Konjfuca

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një ndejë.

Bashkë me Kurtin e Konjufcën shihet edhe zëdhënësi Manxhuka.

Ai ka shpërndarë fotografinë me mbishkrimin; “Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë” – ka shkruar Manxhuka.

Gjatë seancës së djeshme, në një moment u panë kryeministri Kurti dhe kryekuvendit Konjufca duke diskutuar mes vete dhe në disa media u raportua për një mospajtim të mundshëm mes tyre.