Protesta simbolike e veteranëve në Pejë; Fotografi; OVL-UÇK e Pejës në Facebook

Veteranët e UÇK-së në Pejë protestojnë pas deklaratës së Gazmend Muhaxherit në “Jeta në Komunë"

Me pankartat “Na ishte njëherë Rankoviqi, Tita e Millosheviqi dhe… Gazmend Muhaxheri”, “Peja nuk ka partizanë, ajo ka çlirimtarë”, veteranët e Pejës sot kanë protestuar në ‘Parkun e Paqes’ para komunës së Pejës, ndaj deklaratës së kryetarit Gazmend Muhaxherit në emisionin “Jeta në Komunë.”

Muhaxheri gjatë emisionit, derisa fliste për kushtet në njërën prej shkollave të Pejës, ka nxitur Organizatat e Veteranëve të Luftës në Pejë që t’i reagojnë atij me shkrime e protestë.

“Prej Et’hem Çekut kur është hi me partizanët e dytë e derisa është hjekë Ali Berisha, një shkollë e kanë ndërtuar. Unë për një mandat katër shkolla të mesme i kam ndërtuar”, tha Muhaxheri gjatë emisionit.

OVL-UÇK-së në Pejë ka shkruar në Facebook se për shkak të gjendjes pandemike e kanë reduktuar numrin e protestuesve dhe i kanë respektuar masat nga Qeveria.

Sipas tyre, Muhaxheri me atë deklaratë ka ofenduar luftëtarët e lirisë.

Ata edhe dje permës një reagimi në Facebook kishin thënë se luftëtarët e lirisë nuk janë partizanë të Ethem Çekut, por janë ata burra që përpos mundit, lanë edhe gjymtyrët e tyre nëpër istikame, që të jetojmë të lirë.

Protesta simbolike e veteranëve në Pejë; Fotografi; OVL-UÇK e Pejës në Facebook
Protesta simbolike e veteranëve në Pejë; Fotografi; OVL-UÇK e Pejës në Facebook