Ilustrim | Foto: KALLXO.com

OVL e UÇK-së në Pejë i reagon Gazmend Muhaxherit pas deklaratës në emisionin "Jeta në Komunë"

Një deklaratë e kryetari të Pejës mbrëmë në emisionin “Jeta në Komunë” derisa fliste për kushtet në njërën prej shkollave të Pejës, ka nxitur Organizatat e Veteranëve të Luftës në Pejë që t’i reagojnë shefit të ekzekutivit lokal.

“Prej Et’hem Çekut kur është hi me partizanët e dytë e derisa është hjekë Ali Berisha, një shkollë e kanë ndërtuar. Unë për një mandat katër shkolla të mesme i kam ndërtuar”, tha Muhaxheri gjatë emisionit.

Por, ndaj këtyre cilësimeve të Muhaxherit ka reaguar OVL-UÇK-së në Pejë. Në një postim në Facebook, organizatat e OVL-UÇK-së kanë kërkuar nga kryetari i Pejës që të kërkojë falje.

Ky është reagimi i plotë:

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri assesi të ndalë luftën e tij ndaj luftëtarëve të lirisë.

Fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë. Që në fillim të mandatit të tij të parë, ai etiketoi UÇK-në si bandë kriminale.

Mbrëmë në një emision televiziv, luftëtarët e UÇK-së i ka quajtur partizanë dhe ka tërhequr paralele mes tyre dhe partizanëve të Titos.

Partizanët e Titos, kur u futën në Pejë, vranë mbi 3400 qytetarë të Pejës. Krahasimi i UÇK-së me partizano-çetnikët është i turpshëm.

Ja rikujtojmë z.Muhaxheri që luftëtarët e lirisë nuk janë partizanë të Ethem Çekut, por janë ata burra që përpos mundit, lanë edhe gjymtyrët e tyre nëpër istikame, që të jetojmë të lirë e që të ju ipet mundësia ty dhe secilit qytetarë të udhëheqni me Pejën.

E pakta që kërkojmë nga ti, është të kërkosh falje publike dhe të mos përsëritësh deklarata të tilla të turpshme.