Policia/Ilustrim

Vetëm në rajon të Gjilanit shqiptohen 165 fletëparaqitje për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar se dje në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej 165 fletëparaqitje për mos respektim të masave ndaj COVID-19

 Vetëm në Gjilan  janë shqiptuar gjithsej 52 fletë paraqitje që u janë dorëzuar inspektorëve sanitarë ose edhe janë shqiptuar direkt  gjatë  bashkëveprimit me ta në terren.

 “Të gjithë këta persona  janë takuar nga policia duke mos e përfillur  vendimin e qeverisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Gjilanit.

 Rastet e evidentuara nëpër komunat e Drejtoriaë Rajonale të Policisë  në Gjilan janë:

 Në Komunën e Gjilanit 52 fletëparaqitje,  në Komunën e Kamenicës 28 fletëparaqitje, Komuna e Vitisë 15, Komuna e Kllokotit 14 .

“Në tetë raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë Komunal,  vlen të ceket se  në dy raste të veçanta në komunën e Gjilanit janë mbyllur dy lokale hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19”, thuhet tutje në njoftim.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë.