Vetëm 2 mijë e 250 euro donacione i raportoi AAK-ja për një vit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar pasqyrën e pozitës financiare të subjektit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK për vitin 2021, të paaudituar.

Sipas këtij raporti AAK-ja ka deklaruar donacione dhe kontributet në të holla, në vlerë prej 2 mijë e 250 euro, ndërsa kontributet në natyrë mall dhe shërbime i ka deklaruar zero euro.

Gjithsej të hyra për vitin 2021, AAK-ja ka deklaruar 294 mijë e 969 euro e 62 centë.

Për kategorinë paga dhe kompensime, AAK-ja ka deklaruar 84 mijë e 337 euro e 78 centë, shpenzime të transportit janë raportuar 1 mijë e 539 euro e 90 centë.

Për reklama, reprezentacion dhe konferenca, AAK-ja ka deklaruar se ka shpenzuar 17 mijë e 518 euro e 45 cent, shpenzime të fushatës janë deklaruar 310 mijë e 774 euro e 46 centë, blerje e mallrave 2 mijë e 341 euro e 82 centë.

Te shpenzimet e përgjithshme AAK-ja ka deklaruar 33 mijë e 795 euro e 36 centë, ndërsa shpenzime të ndryshme 27 mijë e 639 euro e 84 centë.

Në raportin financiare të paditura AAK-ja ka deklaruar edhe për pasuritë.

Te pasuritë afatgjata AAK-ja ka deklaruar 4 mijë e 787 euro e 56 centë, te pasuritë afatshkurtra ka deklaruar 8 mijë e 714 euro e 92 centë.

Te ekuiteti, AAK-ja ka deklaruar 338 mijë e 299 euro e 87 centë.

Sa u përket detyrimeve AAK-ja ka deklaruar se gjithsej detyrimet i ka në vlerë prej 351 mijë e 801 euro e 79 centë.

Raportin e paaudituar financiar të AAK-së të vitit 2021 mund ta gjeni në këtë LINK.

(DOKUMENT) Kush u dha para partive politike dhe si i shpenzuan ato?