Ilustrim

Vetaksident te Liqeni i Badovcit, një person lëndohet rëndë

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Prishtinë, afër Liqenit të Badovcit.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore” – ka thënë ajo.

Tutje Ahmeti ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, Ahmeti ka thënë se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.