Ilustrim

Vetaksident në rrugën Prishtinë - Pejë, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Tutje, ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.