Foto: Ilustrim

Vetaksident në Mitrovicë, dy të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur dje në mëngjes në fshatin Lushtë të Mitrovicës, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Sipas rapirit të policisë, deri tek aksidenti ka ardhë pasi që ngasësi i veturës derisa ishte duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë jashtë rrugës.

Policia theksoi se pas kësaj janë lënduar ngasësi dhe një person tjetër, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar në shtëpi.