Foto: Ilustrim

Vetaksident në Buricë të Podujevës, katër persona të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mesnatë në fshatin Buricë të Podujevës, nga i cili janë lënduar katër persona.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 00:30 në fshatin Buricë të Podujevës, ka ndodhë një vet aksident trafiku. Deri te vet aksidenti ka ardhur përderisa automjeti Golf –VI- me targë Kosove,  ka qenë në lëvizje dhe për shkaqe ende të panjohura vozitësi ka humbë kontrollin mbi automjetin dhe ka devijuar nga rruga”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë.