Veri i Mitrovicës: Gruaja raportoi se hedhja e mjetit shpërthyes i shkaktoi dëme në lokal

Një grua në veri të Mitrovicës ka lajmëruar në polici se lokalit të saj i është thyer xhami.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Mitrovicë.

Gruaja kosovare e cila jeton në atë pjesë ka thënë tutje edhe se xhami është thyer si shkak i hedhjes së shok bombës.

Policia në anën tjetër ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Raste të njëjta janë raportuar edhe në ditët e fundit.