Verhelyi thotë se në takim me Osmanin kanë folur për elementet e progresit që ka arritur Kosova

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi në konferencë për media pas takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të frytshëm këtë takim.

“Më duhet të them që ne e patëm një diskutim te mirë dhe të frytshëm, mendoj që i kemi prekur elementet e progresit që i ka arritur Kosova. Ka një porosi të qartë dhe kjo të ishte që Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në BE. Ju keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjale, sa i përket qëndrimit tonë për Ukrainën”- ka thënë Oliver Verhelyi.

Komisioneri i BE-së ka thënë se Kosovës i duhet punë edhe për luftimin e krimit të organizuar.

“E kemi prekur edhe temën e gjyqësorit sepse administrata është e ngadalshme, kështu që kërkojmë zotimin e qeverisë që të gjitha praktikat të jenë në pajtim me Komisionin e Venecias. Duhet të nxirren vendime për rastet e korrupsionit të lartë dhe të bëhen edhe disa konfiskime”- ka thënë Verhelyi.

Gjithashtu është përmendur se dhuna ndaj mediave dhe presioni duhet të ndalen.

Në anën tjetër, presidentja Vjoosa Osmani ka thënë se sundimi i ligjit nuk është pritoritet vetëm në letër për institucionet e vendit.

“Në këtë mënyrë aplikimi ynë në BE është ri konfirmim i angazhimit Evropian. Vendi ynë që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka qenë me BE-në edhe Sa i përket sanksioneve, Kosova do të vazhdoj të qëndroj përkrah aleatëve. Sundimi i ligjit nuk është pritoritet vetëm në letër për institucionet tona. Angazhimi ynë për ta forcuar policinë dhe institucionet ligj zbatuese janë tejet të rëndësishme dhe prioritet për institucionet tona” -është shprehur Osmani.