Policia e Kosovës

Vërejti komente me thirrje për vrasje ndaj tij në rrjete sociale, lajmëron rastin në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një ankesë nga një qytetar nga Prishtina, i cili ka raportuar se ndjehet i kanosur.

Kjo pasi ai pretendon se në disa platforma sociale është linçuar dhe po ashtu ka vërejtur komente me thirrje për vrasje ndaj tij.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexho Bulliqi” rreth datës 21 dhe 22 prill 2023.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa sipas Policisë rasti i iniciuar si kanosje është në procedurë hetimore.