Vendimi i Gjykatës, pamundëson kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar

Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi ka komentuar vendimit e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky vendim do të prodhoj “kriza politike” edhe në nivelin lokal.

“Kriza tjetër që unë e shoh është se ky vendim do të na çoj edhe në zgjedhjet komunale. Kemi disa kandidatë për kryetar të Komunave që duan me hy në garë këtë vit. E kemi Sami Lushtakun i cili pretendon me hy në garë për kryetar të Skenderajt”, tha Kreshnik Gashi.

Sipas këtij vendimi, atij do t’i mohohet e drejta për kandidim për kryetar të Skenderajt, sidomos në kohën kur ka një debat me Bekim Jasharin.

Lushtaku është i dënuar me vendim të formës së prerë në rastin për arratisjen nga QKUK.

“Poashtu i kemi disa kryetar të komunave që janë të dënuar me dënime me kusht apo me gjobë në shkallë të parë dhe priten vendimet në shkallë të dytë. Do të ketë kriza edhe në nivel lokal”, tha tutje Gashi.

Sami Lushtaku dënohet me 12 mijë euro gjobë  për arratisjen nga Dubrava