Vëllezërit rrihen mes vete, njëri arrestohet

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka shtyrë vëllanë e tij në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.