Një fëmijë duke marrë vaksinën kundër fruthit - Foto: REL/EPA

Veç 2 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, në gjithë Kosovën kanë qenë vetëm dy qytetarë që kanë shkuar për t’u vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej janë dhënë 1,828,982 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar gjithashtu se sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID-19 nga 223 testime sa janë bërë.

Sipas MSh-së, deri më sot 823,035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 102,721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë është 66.