Vdes zëdhënësi i Komunës së Vushtrrisë

Ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit udhëheqësi i Zyrës së Informimit në Komunën e Vushtrrisë, Blerim Zhabari.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna duke i shprehur ngushëllime familjes dhe duke çmuar kontributin e Zhabarit.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17:00 në fshatin Novolan ndërsa në ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative.

Ngushëllime familjes së të ndjerit i ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja një njoftimin e saj ka thënë se Zhabari ka vdekur pas disa komplikimeve shëndetësore.