Vdes punëtori i KEDS-it, u godit nga një veturë teksa po punonte

Një punëtor i KEDS-it ka vdekur pasi u godit nga një veturë në Podujevë.

Sipas njoftimit të kësaj Korporate, viktima ishte gjatë kryerjes së detyrës kur u aksidentua.

Ai kishte ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.

Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e tyre të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com është në pritje të një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës lidhur me rastin në fjalë.